LAJMI I FUNDIT:

Bëni kompromis në zgjedhjen e partnerit, do të jeni të lumtur

Bëni kompromis në zgjedhjen e partnerit, do të jeni të lumtur

Psikologët këshillojnë ata që janë në kërkim të një partneri të bëjnë kompromis për opsionin më të mirë të mundshëm, në vend të pritjes së gjatë për personin ideal të ëndrrave.

Personat që nuk kërkojnë as më shumë e as më pak përveç një përputhjeje perfekte në dashuri, mund të përballen me faktin e mosgjetjes kurrë të kënaqësisë romantike.

Një studim i ri zbulon se kënaqësia nuk ndodhet në mënyrën se si krahasohet partneri i dikujt me idetë e tyre për një superpartner, por në mënyrën se si ata shkojnë me njëri-tjetrin gjatë takimeve të para.

Kërkuesit zbuluan se ata që besonin se partnerët e tyre shfaqnin karakteristikat më të mira dhe që janë të vështirë për t’u zëvendësuar, kishin më tepër stimuj për të vazhduar marrëdhënien e tyre më të kënaqur.

“Kënaqësia dhe lumturia nuk janë aq të ndara nga sa mendojmë ne”, tha Daniel Conroy Beam nga Universiteti i Teksasit, një kërkues në fushën e psikologjisë.

“Ju nuk keni nevojë për partnerë idealë për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme. Në vend të kësaj, kënaqësia duket se vjen nga gjetja e partnerit më të mirë të disponueshëm për ne”, shpjegoi ai.

Për të mësuar më shumë rreth faktorëve që ndikojnë më shumë në kënaqësinë e një marrëdhënieje dhe mbi energjinë e përkushtuar në ruajtjen e saj, kërkuesit rekrutuan 119 burra dhe 140 gra që kishin qenë në marrëdhënie mesatarisht shtatë vite e gjysmë.

Kënaqësia dhe lumturia në lidhjet e tyre gjithashtu u raportua me anë të sondazhit.

o-COUPLE-FIGHT-facebook

Skuadra zbuloi se kënaqësia nuk varet domosdoshmërisht mbi mënyrën se si një partner vlerësohet krahasuar me idenë e njeriut ideal në mendjen e një tjetri, por me të qenët personi më i pranueshëm nga partnerët e disponueshëm.

Dhe ata që besonin se partneri i tyre ishte më i dëshirueshëm se vetja ishin më të kënaqur – edhe nëse tjetri nuk i përmbushte preferencat e tyre ideale.

Megjithatë, ata që kishin partnerë më pak të dëshirueshëm, ishin të lumtur vetëm nëse u përmbushej kriteri i partnerit ideal dhe vetëm nëse ishin më mirë se shumica e partnerëve të tjerë të disponueshëm në grup, tha Conroy Beam.

Gjatë një studimi të dytë, skuadra e kërkuesve testoi sërish kënaqësinë e një marrëdhënieje, por kësaj here ngriti më shumë pyetje për energjinë që i përkushtonin individët ruajtjes së saj.

Ata zbuluan se njerëzit që kishin përshtypjen se partneri/ja e tyre ishte vështirë të zëvendësohej, sepse ishte më i/e dëshirueshëm sesa perceptimi i tyre për veten, apo prej faktit se kishte tiparet që i afroheshin më tepër perfektit në një grup njerëzish, atëherë ata kishin marrëdhënie më të lumtura dhe angazhoheshin më tepër në ruajtjen e lidhjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori