LAJMI I FUNDIT:

Benefitet shëndetësore që Linda Premium Residence i ofron për banorët

Benefitet shëndetësore që Linda Premium Residence i ofron për banorët

Linda Premium Residence është kompleksi modern që po jetësohet nga Al Trade Center në zonën strategjike të njohur si “Prishtina e Re”.

E ndërtuar me standarde evropiane e materiale të kualitetit të lartë, Linda Premium Residence është përkujdesur që të gjithë banorëve t’ua plotësojë të gjitha kërkesat, pa pasur nevojë ata të humbasin kohë që për aktivitetet e tyre të përditshme të dalin jashtë kompleksit.

Kështu, Linda Premium Residence ofron edhe kopshtin për fëmijë, marketin e restorantin e lagjes, etj.

Por, duke marrë parasysh që shëndeti është primar për të gjithë, kompleksi është përkujdesur që të ofrojë një sërë shërbimesh ku banorët mund ta mirëmbajnë shëndetin e tyre.

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shëndet të mirë mendor dhe fizik – pse është e rëndësishme të keni palestër në lagjen tuaj?
Lexo po ashtu Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shëndet të mirë mendor dhe fizik – pse është e rëndësishme të keni palestër në lagjen tuaj?

Fitnesi

Të gjithë banorët do të kenë qasje në fitnesin e lagjes, i cili do të përfshijë pajisje moderne të ushtrimeve dhe do të jetë lehtësisht i qasshëm brenda lagjes.

Pishina, sauna & spa

Për adhuruesit e notit, si një prej sporteve më intensive, Linda Premium Residence do të ofrojë pishinë të brendshme të lagjes. E pas një noti në pishinë, banorët do të kenë mundësinë të relaksohen në saunën dhe spa-në që po ashtu gjenden brenda lagjes.

7 arsye pse noti është sporti më i mirë për shëndetin tuaj
Lexo po ashtu 7 arsye pse noti është sporti më i mirë për shëndetin tuaj

Hapësirat gjelbëruese

Gjelbërimi është krucial për një shëndet të mirë. Ajri i pastër që lirohet nga gjelbërimi na ndihmon të thithim ajër kualitativ e të lirojmë dioksid të karbonit. Në këto hapësira gjelbëruese, banorët do të kenë mundësinë që të ecin e ta shijojnë pamjen njëkohësisht.

Mjeku e barnatorja e lagjes

Banorët do ta kenë brenda kompleksit edhe mjekun e barnatoren e lagjes. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe sepse shërbimet do të jenë më kualitative dhe banorët nuk do të kenë nevojë të humbin kohë që për kontrolla mjekësore të shkojnë në qendrat mjekësore jashtë lagjes.

Rëndësia e të pasurit barnatore në lagjen ku jetoni
Lexo po ashtu Rëndësia e të pasurit barnatore në lagjen ku jetoni

Por këto nuk janë të vetmet kushte që Linda Premium Residence i ofron, prandaj nëse dëshironi që të njoftoheni me të gjitha benefitet që ky kompleks i ofron për banorët, kontaktoni në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com

 

Artikull i sponzorizuar