LAJMI I FUNDIT:

Benatia: Do ta eliminojmë Juven

Benatia: Do ta eliminojmë Juven

Mbrojtësi i Bayernit, Mehdi Benatia, ka folur para duelit të ekipit të tij ndaj Juventusit.

Bayerni dhe Juventusi takohen në mesjavë për duelin vendimtar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Kur luajta në Serie A, Juventusi ishte ekipi më i fortë”.


“Më kujtohet ndeshja me Romën. Eshtë dukur se jemi ekipi më i fortë, por kemi humbur 3-0. Juve është në gjendje që ta fitojë secilën lojë edhe kur luan keq”.

“Bayerni ka humbur fokusin në sekondat e fundit. Por, ne do të kualifikohemi. Ne duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, u shpreh Benatia.