LAJMI I FUNDIT:

BE bën thirrje për vetëpërmbajtje në Venezuelë

BE bën thirrje për vetëpërmbajtje në Venezuelë
Protestat në Venezuelë | Foto: Edilzon Gamez/Getty Images/Guliver

Kriza në Venezuelë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, ka thënë e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Nicolas Maduro është shprehur, se disa ushtarë janë rebeluar, por kryengritja ka dështuar.


Presidenti i vete emëruar i Venezuelës, Juan Guaido të martën kishte bërë thirrje për “Operacionin liria”, për rrëzimin e qeverisë së presidentit në detyrë, Nicolas Maduro.

“Sot e kanë ndjekur thirrjen tonë, ushtarë të guximshëm, patriotë të guximshëm, njerëz të guximshëm që e mbështesin kushtetutën tonë”, tha ai në një video të shpërndarë në mediat sociale.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, SPD, që ndodhet aktualisht në një tur në Amerikën Latine, deklaroi, se qeveria gjermane e mbështet si edhe më parë Guaido.

“Por ajo që nuk duam ne është që të flasin armët. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike, jo zgjidhje ushtarake”, shkroi Maas në Twitter.

Ndërkohë edhe presidenti i Brazilit, Bolsonaro u shpreh se e mbështet “kthesën demokratike” në Venezuelë.

Qeveria amerikane ndërkohë ka bërë të ditur, se ka pasur informacione, në bazë të të cilave, Nicolas Maduro po përgatitej për t’u larguar nga vendi.

Por Rusia e ka bindur që të qëndrojë në vend, ka thënë Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo për CNN.

“Ka kaluar shumë kohë që është parë Maduro. Ai ka pasur një avion gati në pistë. Siç e kuptojmë ne, ai ishte i gatshëm të largohej sot në mëngjes.

” Vetëm pak më vonë, Maduro u shfaq në televizionin venezuelan, ndoshta si reagim pas fjalëve të Pompeos.

Ai e deklaroi kryengritjen e disa ushtarëve si të dështuar.

Falënderoj udhëheqjen e ushtrisë për guximin në mbrojtjen e paqes”, tha Maduro. /DW/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori