LAJMI I FUNDIT:

A bën të hanë qentë fruta arrore: Cilat fruta janë të ngrënshme dhe cilat duhet shmangur

A bën të hanë qentë fruta arrore: Cilat fruta janë të ngrënshme dhe cilat duhet shmangur

Pronarë, kini kujdes: përpara se t’i ofroni qenit tuaj kikirikë, lajthi, arra ose fruta të tjera të ngjashme, kontrolloni nëse ato janë në listën e ushqimeve toksike

Disa fruta arrore janë të padëmshme për qentë, ndërsa disa të tjera mund të shkaktojnë një shpërthim të vërtetë në stomakun e tyre.


Përpara se t’i ofroni kafshës suaj të kafshojë një arrë ose kikirikë, mësoni se cilat fruta nuk duhet t’i jepni dhe cilat mund të hajë, transmeton Telegrafi.

Frutat arrore që mund të hanë qentë

Qentë shpesh “lypin” me një shikim që pronari t’u japë ushqime në formë frutash arrore.

Edhe pse kanë shumë përparësi në ushqimin e njeriut, efekti i tyre afatgjatë në shëndetin e qenve nuk është ende të hulumtuar mjaftueshëm.

Teoria mbizotëruese është se arrat kanë shumë kalori dhe yndyrë dhe nuk duhet të jenë pjesë e rregullt e ushqimit së tyre.

Megjithatë, shumica e ekspertëve besojnë se një deri në dy fruta arrore nuk do të dëmtojnë qenin.

Është e rëndësishme të dini se cilat fruta arrore nuk duhet t’i jepni kafshës suaj.

Kikirikët

Qentë mund të hanë kikirikë që nuk janë të prerë, të kripur, të mbushur me aditivë ose të sheqerosur.

Kikirikët e pjekur ose të papërpunuar janë një burim i mirë proteinash dhe përmbajnë argininë, një aminoacid që ruan qarkullimin e mirë të gjakut. Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit te qentë. Megjithatë, kikirikët janë të pasur me yndyrë, prandaj sigurohuni që t’i mbani në minimum. Kikirikët gjithashtu mund të shkaktojnë një reaksion alergjik te disa qen.

Gjalpi i kikirikut është ushqimi i preferuar i shumë qenve, por nuk duhet të përmbajë sheqer, konservues artificialë dhe natrium.

Përpara se ta trajtoni qenin tuaj me një lugë gjalpë kikiriku, kontrolloni përbërësit e listuar në etiketën e produktit.

Mos harroni se gjalpi i kikirikut është një ndihmës i shkëlqyer kur i jepni ilaçe kanakarit tuaj.

Gështenjat

Përmbajtja e fibrave në gështenjë e ndihmon qenin të mos ketë kaps. Gështenja është një burim i mirë i vitaminave C, B1 dhe B2, kaliumit, hekurit dhe bakrit.

Gështenjat janë gjithashtu plot me yndyrë dhe karbohidrate, kështu që sasitë e mëdha mund të jenë të vështira për stomakun e qenit tuaj.

Edhe në formë pureje, gështenjat duhen dhënë vetëm në sasi të vogla, të pakripura dhe të pa ëmbëlsuara.

Frutat arrore që duhet shmangur

Ka shumë lloje të arrave: vendore, makadamia, braziliane, shqeme… dhe që të gjitha mund të jenë një kërcënim potencial për stomakun e qenit tuaj.

Disa arra mund të hahen nga qentë, por ato nuk do të ofrojnë ndonjë përfitim ushqyes.

Arrat e tjera janë helmuese për qentë dhe shkaktojnë probleme shëndetësore. Kini kujdes dhe mbajini këto fruta larg qenit tuaj.

Bajamet

Qentë mund të hanë bajame, por e kanë të vështirë t’i tresin ato. Bajamet kanë një cipë të fortë që e vështirëson përtypjen dhe ekziston rreziku i ngufatjes. Kur bajamet futen në traktin tretës të qenit, mund të shkaktojnë pengesa, ndaj është mirë që të mos i jepni fare këtë frut.

Qeni refuzon të hajë? Katër gjëra mund të jenë shkaku
Lexo po ashtu Qeni refuzon të hajë? Katër gjëra mund të jenë shkaku

Lajthitë

Lajthitë nuk janë toksike për qentë, por janë të rrezikshme sepse janë të vështira për t’u përtypur.

Qentë e vegjël mund të mbyten nga lajthitë, ndërsa qentë më të mëdhenj shpesh i gëlltisin pa i përtypur, duke çuar në bllokim të zorrëve.

Arrat shqeme

Për qentë e shëndetshëm, një ose dy copa shqeme pa kripë nuk do të jenë problem. Ky frut duhet të jetë i pjekur, sepse ky frut i papërpunuar përmban toksina.

Shqemet janë të larta në kalium dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore te qentë të prirur ndaj problemeve urinare.

Edhe pse është një burim i mirë proteinash, është e pasur me yndyrë dhe kalori dhe mund të shkaktojë mbytje te qentë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjithçka që duhet të dini për shenjën e Luanit

Gjithçka që duhet të dini për shenjën e Luanit

Lifestyle
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Kalo në kategori