LAJMI I FUNDIT:

A bën ta ushqeni zogun tuaj me ushqimin e njerëzve?

A bën ta ushqeni zogun tuaj me ushqimin e njerëzve?

Gjithsesi! Madje është e rekomandueshme.

Jo vetëm që kanakari juaj do të jetë i ngazëllyer, nëse e ndani racionin me të, por të gjithë artikujt e freskët janë shumë ushqyes. Sidomos, kur krahasohet me ushqimin standard të zogjve.

Këshillat në vijim do t’ju ndihmojnë të mësoni se si ta pasuroni në mënyrë të drejtë ushqimin e mikut tuaj pupëlor me ushqime të freskëta, transmeton Telegrafi.

Ushqim i freskët, jo i përpunuar

Në esencë, kjo vlen njësoj edhe për njerëzit edhe për zogjtë. Pemët dhe perimet e freskëta janë më të ushqyeshme se ato të ziera apo të përgatitura, sepse ato procese ulin vlerën nutritive të artikujve dhe janë më pak të dobishme se burimet e freskëta të vitaminave dhe mineraleve.

Disa artikuj, siç janë makaronat, p.sh., mund t’i përdorni edhe të ziera, gjithnjë vetëm nëse i kushtoni kujdes materialit të enës për zierje. Enët me teflon, enët qeramike dhe enët e tjera në të cilat ushqimi ngjitet në fund, nuk janë të rekomandueshme.

Mos i përdorni erëzat

Ndoshta pak piper nuk do të jetë i dëmshëm, mirëpo kripa dhe erëzat e tjera mund të jenë shumë të dëmshme për organizmin e zogut. Lejoni papagallit të kënaqet me shijen natyrale të ushqimit. Ai do ta adhurojë këtë.

Gradualisht fusni ndryshime në ushqim

Ndoshta zogu juaj nuk tregon interesim momental për artikujt të freskët, posaçërisht nëse është mësuar me ushqimin standard të papagajve. Prandaj, ndryshimet bëni ngadalë dhe gradualisht. Mos ia ndërpritni ushqimin e rregullt, në mënyrë që të mos ndodhë që kanakari juaj të humbë peshë apo të sëmuret.

Çfarë mund të bëni: hani para zogut tuaj diçka nga pemët dhe perimet dhe bëhuni shumë i theksuar duke i treguar se sa është i mirë dhe i shijshëm. Sapo ai të kuptojë se ju po kënaqeni me atë ushqim, do të jetë vetëm çështje kohe kur do t’jua “vjedhë” me sqep.

Kini parasysh këto këshilla dhe procesi i përshtatjes në ushqimin e ri do të kalojë thjesht dhe sigurt. Por do të jetë edhe argëtuese.

Derisa jeni duke ndarë racionin, marrëdhënia juaj me kanakarin do të kalojë në një nivel krejtësisht të ri. Ushqehuni shëndetshëm dhe ju bëftë mirë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori