A i bën moti i nxehtë qentë agresivë? Një faktor bën dallimin dhe ngjashmëria është vërejtur edhe te njerëzit
Një studim nga shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të Harvardit zbuloi se qentë bëhen 11 për qind më agresivë në kushte të caktuara
Studimet e mëparshme kanë treguar se moti më i ngrohtë dhe përqendrimet më të larta të ndotësve mjedisorë i bëjnë agresivë njerëzit, majmunët rezus dhe minjtë.
Kjo është arsyeja pse Klas Linman nga Fakulteti i Mjekësisë i Harvardit në Boston, vendosi që me ekipin e tij të hetonte nëse diçka e ngjashme ndodh edhe me qentë.
Për qëllimin e studimit, studiuesit mblodhën të dhëna për kafshimet e qenve që u regjistruan midis viteve 2009 dhe 2019 në tetë qytete amerikane – duke përfshirë Dallasin, Los-Angelosin dhe New-Yorkun. Në atë periudhë janë raportuar gjithsej 69.525 incidente, pra mesatarisht tri kafshime në ditë gjatë periudhës dhjetëvjeçar, shkruan National Geographic, përcjell Telegrafi.
Këto të dhëna më pas u krahasuan me informacionin për temperaturat ditore, ndotjen nga grimcat PM 2.5 dhe përqendrimet e ozonit të dëmshëm, si dhe u morën parasysh edhe sasitë e reshjeve dhe rrezatimit UV.
Studimet e mëparshme me njerëzit kanë treguar se ozoni i dëmshëm mund të shkaktojë agresion. Duke qenë se ky gaz ka një erë të fortë, shkakton stres oksidativ në traktin respirator dhe dëmton funksionin e mushkërive. Është jashtëzakonisht reaktiv dhe shkakton çlirimin e substancave të shumta në organizëm që ndikojnë gjithashtu në sjellje. Diçka e ngjashme është vërejtur tek qentë.
Rritja e niveleve të ozonit të dëmshëm i bën qentë më agresivë mesatarisht me 3 për qind, por ajo që pati një ndikim më të madh në numrin e kafshimeve ishte rritja e vlerave UV – me 11 për qind. Ndërsa temperaturat e larta rrisin rrezikun që një qen të bëhet agresiv me 4 për qind. Megjithatë, autorët e studimit nuk mundën të gjenin një lidhje midis vlerave të larta të grimcave PM 2.5 dhe rritjes së numrit të kafshimeve të qenve.
Kur moti është i mirë, njerëzit dhe qentë priren të kalojnë më shumë kohë së bashku. Prandaj, autorët e studimit u përpoqën të përcaktonin nëse numri i kafshimeve të qenve është më i lartë në ditë të tilla. Analiza arriti në përfundimin se rreziku i kafshimit të qenve gjatë fundjavave dhe festave publike – kur pronarët e qenve natyrisht kanë më shumë kohë për kafshët e tyre – është më i ulët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Numerologjia – numrat dhe fati
Kur një mashkull ‘mbërthehet’ nga dashuria
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri