LAJMI I FUNDIT:

Bellerin kundër Trumpit trajner të Arsenalit, i shkruan gazetarit pasi ky i fundit i bëri ofertë presidentit amerikan që ta marr në udhëheqje skuadrën (Foto)

Bellerin kundër Trumpit trajner të Arsenalit, i shkruan gazetarit pasi ky i fundit i bëri ofertë presidentit amerikan që ta marr në udhëheqje skuadrën (Foto)

Hector Bellerin ka dalë kundër gazetarit Piers Morgan për Donald Trumpin si trajner të Arsenalit.

Gazetari kishte një intervistë me kreun e shtetit amerikan, ku edhe e bëri një postim në Twitter për ofertën që i kishte bërë kryetarit Trump.

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, bëri të ditur ndjenjat për propozimin që i bëri prezantuesi i njohur i ‘Good Morning Britain’ se Presidentit i SHBA-së të bëhej menaxher i ri i ‘Gunners’.


Në një intervistë që do të shfaqet në ITV të dielën në orën 22:00, Morgan zbuloi se i ka kërkuar Trumpit që ta pasojë Arsene Wengerin, kjo për ta nderuar “një mur të fuqishëm mbrojtës”.

52-vjeçari madje i dha miliarderit amerikan me një fanellë të Arsenalit me numrin 45, pasi Trump është presidenti i 45-të i SHBA-së.

Gazetari i njohur i ofron postin e trajnerit të Arsenalit presidentit të SHBA-ve, Donald Trump
Lexo po ashtu Gazetari i njohur i ofron postin e trajnerit të Arsenalit presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

“Momenti që unë e ftoj Presidentin Trump të jetë menaxher i ri i Arsenalit, sepse ai do të ndërtonte një mur mbrojtës të fuqishëm, do të kishte një filozofi sulmuese dhe do të donte të fitonte trofe me çdo kusht”.

Por Bellerin i shkroi gazetarit pasi ai e postoi foton.

Bellerin

“Shpresoj që të ketë thënë jo”, ka shkruar ai.

Morgan është një nga ata që ka bërë fushatë për ta larguar Wengerin nga Emirates.

Arsenali është finalist në Carabao Cup ku do të përballet me Manchester City më 25 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori