Bella Thorne fokusohet në karrierë dhe mirëqenien trupore, duke mos nxituar për fëmijë

Bella Thorne, 28 vjeçe, mund të jetë e fejuar lumturisht me Mark Emms, por nuk ka plane për të krijuar familje në të ardhmen e afërt.
Ish-ylli i Disney Channel ka drejtuar së fundmi dramën Color Your Hurt, një film mbi përpjekjet e një burri të ri homoseksual për të pranuar veten në një komunitet armiqësor dhe fetar.
Ky është debutimi i saj si regjisore në një film të gjatë, pas disa projekteve të shkurtra si Unsettled dhe Paint it Red, shkruan DailyMail.

Thorne ka ndarë gjithashtu detaje për marrëdhënien e saj me Emms, me të cilin u fejuan vitin e kaluar.
Ajo ka shprehur se çdo ditë e forcon lidhjen e tyre dhe se janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Përveç punës kreative, Bella vazhdon të kujdeset për trupin e saj dhe të ndihet mirë me vetveten.
Muajin e kaluar ajo ndau një video në Instagram duke vallëzuar me bikini, një vit pasi kritikoi trendin e Ozempic, duke e akuzuar për krijimin e standardeve të jorealiste të bukurisë në Hollywood.

Ajo tha se ushtrimet dhe noti i japin vetëbesim pa përdorimin e ilaçeve për humbje peshe.
Thorne ka folur gjithashtu për fëmijërinë dhe përvojat e saj si yll i ri, duke theksuar rëndësinë e terapisë për të ndihmuar të rinjtë që rriten në industrinë e showbiz-it.
Ajo këshillon të rinjtë të kërkojnë mbështetje dhe të flasin për ndjenjat e tyre, duke theksuar se kujdesi për shëndetin mendor është kyç për të përballuar presionin e famës së hershme. /Telegrafi/



























































