LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Zbatimi i “One Stop Shop” me Shqipërinë do të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit ekonomik

Bekteshi: Zbatimi i “One Stop Shop” me Shqipërinë do të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, krahas takimin me Ministrin e Energjetikës Gjiknuri gjatë kohës së nënshkrimit të Memorandumit për transferimin e gazit natyror, realizoi takim edhe me ministrin e Tregtisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe Kryetarin e Komunës së Tiranës, Erion Veliaj.

Tema më aktuale në takime ishte projekti për menaxhimin e përbashkët të kufirit “One Stop Shop”, ku Maqedonia krahas me Serbinë, do ta zbatojë edhe me Shqipërinë. Vendimi për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në vend kalimin kufitar “Qafëthanë”, tashmë është miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministrat Bekteshi dhe Ahmetaj u pajtuan që zbatimi sa më i shpejtë i këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e gjithë rajonit, do të mundësojë zhvillim më intensiv i tashmë bashkëpunimit solid ekonomik mes dy vendeve.

Krahas kësaj, ministrat biseduan edhe për përvojat nga zonat e zhvilluara industriale në Republikën e Maqedonisë, ku Shqipëria ka interesim të madh për modelet e funksionimit, si dhe për pjesën e legjislaturës së përgatitur për to.

Ministri Ahmetaj shpreson se do të dërgoj grup punues që do të marrë informata më me detaje për këtë projekt tonin, si një nga mënyrat për tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo temë ishte në fokusin e bisedës me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori