LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Bashkimi Evropian është “çudi ekonomike”, nuk lejon kontrollimin e ekonomisë nga disa individë

Bekteshi: Bashkimi Evropian është “çudi ekonomike”, nuk lejon kontrollimin e ekonomisë nga disa individë

Ministria i Ekonomisë, Kreshnik bekteshi e quajti Bashkimin Evropian si një “çudi ekonomike” në tribunën “Ne jemi Evropë”.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk lejon që 10 ose 20 persona ta mbajnë ekonominë e një shteti. Individë të tillë, tha Bekteshi, ka në Rusi dhe në vende tjera lindore, kurse te ne ka pasur deri në vitin 2017 para se të ndryshojë qeveria.


“Të rinjtë ikin nga vendi për shkak me idetë e tyre nuk mund të jenë konkurentë ndaj 10 ose 15 oligarëve që janë nga viti 1991 deri sot e që mbulojnë 90% të tregut të një sektori të caktuar”, u shpreh Bekteshi.

Sipas Bekteshit, kjo i frenon të rinjtë të cilët hasin në pamundësinë e realizimit të vizioneve dhe ideve të tyre dhe largohen nga vendi, kurse BE-ja, tha Bekteshi, ka mekanizma dhe reforma antimonopol.

“Politikat e BE-së ofrojnë të njëjtën mundësi, pavarësisht se kush është. Në BE zhvillimi ndërtohet vetëm me konkurrencë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë, nuk ka diskriminim ndaj asnjë qytetari. Kjo është mënyra për të mbajtur të rinjtë, tha Bekteshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori