LAJMI I FUNDIT:

Bekim Kadriu: “Parimi i sekularitetit nuk po respektohet si duhet” (Video)

Bekim Kadriu: “Parimi i sekularitetit nuk po respektohet si duhet” (Video)

Bekim Kadriu i ftuar në emisionin “10 minuta” tha se  promovimi i simboleve fetare nga nga autoritetet shtetërore është cenim serioz i kushtetutës. Në të tillë situata, tha Kadriu, nuk quhet se funksionon parimi i sekularitetit, apo i njohur ndryshe si ndarja e fesë nga shteti. Ky parim sipas tij, shkelet edhe ne momentin kur shteti promovon vlerat e një religjioni të caktuar. Shteti duhet të rrijë neutral, sipas Kadriu.

“Kushtetuta bën dallim për atë se si tenton të arrije barazi mes pjestarëve të bashkësive fetare dhe etnike. Nëse kushtetuta në rastin e parë  insiston të arrijë neutralitet  ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive fetare, duke insistuar në ndarjen e organizatave fetare nga shteti. Në pjesën e dytë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e bashkësive etnike, kushtetuta insiston në të drejtën e pjesëtarëve të bashkësive etnike që të përdorin simbolet e tyre etnike”, u shpreh Bekim Kadriu, Profesor Universitar.


Për kritikat e ndërkombëtarëve në lidhje më pavarësinë e gjyqësorit, tha se vërtet në Maqedoni gjyqësori është ndikuar nga politika dha ka nevojë për reforma, por këto reforma duan një kohë të caktuar për t’u realizuar dhe zbatuar në tërësi dhe për të qenë funksionale.

Sa i përket përleshjeve mes policisë së Maqedonisë dhe refugjatëve dhe përdorimit të gazit lotsjellës dhe se sa është thyer ndonjë Konventë Ndërkombëtare në këtë rast, Kadriu tha se sipas parimeve ndërkombëtare një shtet nuk guxon të mbyllë kufijtë për persona të cilët largohen nga një shtet tjetër ku janë të rrezikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori