Me rastin e 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz.
Në vendin tonë sot po shënohet me disa aktivitete edhe Dita e Veteranëve, që përkon me ditën e sulmit të parë të policisë serbe mbi familjen Jashari në Prekaz.
Me këtë rast këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka ka shprehur admirim ndaj sakrificës së familjes Jashari me porosinë se i gjithë populli i Kosovës është pas tyre.
“Ne e kemi obligim jo vetëm si institucione por edhe si qytetarë që asnjëherë të mos ta harrojmë sakrificën gjakun e derdhur për këtë liri që ne sot e gëzojmë”, ka thënë Lluka.
Për të bërë homazhe në Prekaz kishte ardhur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili tha se në të ardhmen veteranët do kenë më shumë përkrahje nga institucionet e vendit.
“Po bëjë homazhe në varrezat e Jasharajve dhe në vendin e dëshmorëve dhe të qojmë amanetin e tyre në vend duke e falënderuar mundin dhe gjakun e tyre”, u shpreh Mustafa, raporton KP.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se 27 vite më parë u ndezën shkëndijat e para për lirinë që e gëzojmë sot.
Ai e ka demantuar lajmin se nuk do ketë aktivitete për të shënuar Ditën e Veteranëve.
“27 vite më parë u ndezën për herë të parë shkëndijat e lirisë. Ku ne si veteranë e kemi këtë ditë të shenjt dhe pikërisht sot me Qeverinë dhe ne si organizatë e veteranëve që është organizuar kjo ditë të festohet sot ka aktivitete në tërë territorin e Kosovës, në të gjitha varrezat e dëshmorëve të vendit do të bëhem homazhe”, ka deklaruar ai.
Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” kanë bërë homazhe edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni të sigurisë në Kosovë, Rashit Qalaj u shpreh Policia e Kosovës do e luftojë krimin dhe do ofrojnë siguri duke kujtuar ata që ranë për lirinë e Kosovës.
“T’i kujtojmë ato se nëse ne nuk e kujtojmë të kaluarën tonë, vlerat tona nuk kemi edhe të ardhme, ne si Policin e Kosovës do të vazhdojmë punën tash me të tjera që qytetarëve t’u sigurojmë shërbime sa më të mira që qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë që sa më pak të ketë krim, normalisht duke kujtuar ata që kanë kontribuar që këtë ditë ta gëzojmë ne sot”, tha ai
Kurse, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari derisa e kujton ditën e sulmit ndaj familjes së tij, thotë se sot janë shpirtërisht më mirë sepse Kosova ka pavarësinë dhe ushtrinë e saj.
“Para 27 viteve ishte më ftohtë. Ishte borë, acar sot është një ditë më e ngrohtë edhe fizikisht edhe shpirtërisht sepse sot bëmë nderime duke e ditur se 27 vite para ku kemi qenë sot jemi shtet, kemi pavarësinë, kemi Kushtetutën kemi ushtrinë e shumë gjëra të mira që janë duke i ardhur vendit tonë”, u shpreh Jashari.
Për të shënuar 27 vjetorin e sulmit të forcave të armikut ndaj familjes Jashari homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, kanë bërë edhe i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci, të cilët e çmuan sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirin e Kosovës
Në pasditen e sotme Dita e Veteranëve do të shënohet me një ceremoni ku pjesëmarrjen e tij e ka paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij, shqiptarët në RMV po jetojnë ditët më të mira
Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve
“Ju kemi njohur para lufte…ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit