Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Në 24 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj kësaj familje në Prekaz, Jashari tha se u ndaj sulmit tinëzar të forcave elitare serbe, gra, burra e fëmijë në atë kohë bën rezistencë.
Pas homazheve në vendin ku prehën më shumë se 50 trupa të vrarë, Bekim Jashari tha se është nder, e obligim institucional që të kujtohet e kaluara me plot sakrifica.
“Një sulm që është bërë në mënyrë tinëzarë pas syfyrit të asaj kohe, ku në shtëpi atë nate kanë qëlluar gjyshin me fëmijët, të cilët ishin më i madhi fëmijë, djali i dytë i axhës Adem, Fitimi, pastaj më të vegjël se ai, Besim, Kushtrim, Igballe e Blerim dhe babai Hamza në shtëpinë e fjetjes me gratë e vajzat dhe fëmijët tjerë. Që bën një rezistencë afërsisht 45 minuta ku i zmbrapsen ato forca atë njësi elite, se sipas informacionit flitet që ka qenë vetë Akani me njësitin e tij. Axhë Ademi nuk ka qenë në shtëpi atë ditë, me të dëgjuar të shtënat ka ardhur në shtëpi me shokët e tjerë, por që sulmi kishte përfunduar dhe kanë vazhduar jetën e tyre”, ka thënë ai.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u shpreh se pushtuesi serb para 24 vitesh ka tentuar që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët.
“Por, këto janë zmbrapsur me 22 janar të vitit 1998, gjë që kanë parë se këtu ka rezistencë dhe është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars e kanë sulmuar me taksa dhe atelieri familjen Jashari. Por, në atë kohë rezistenca e familjes Jashari ka bërë që nuk mund të pushtohet kollaj ky vend. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që këto vlera, këto sakrifica përveç që duhet t’i nderojnë duhet edhe të përkujdesen për to që sot e kësaj dite Kompleksi i Jasharajve, por edhe komplekse të tjera nuk janë të rregulluara dhe të mirëmbajtura nga institucionet e Kosovës”, u shpreh ai, raporton kp.
Para 24 vitesh, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari kishin lëvizur forca të policisë serbe të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Por meqë atë natë Ademi nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë ndaj këtij sulmi kishte bërë Shabani, Hamza me nipa e mbesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'