LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral shikimi i Mbappes ndaj Emiliano Martinez në ceremoninë e FIFA-s

Bëhet viral shikimi i Mbappes ndaj Emiliano Martinez në ceremoninë e FIFA-s

Reagimi i Kylian Mbappes ndaj Emiliano Martinezit që fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit nga FIFA-s, ka bërë që fansat të flasin.

Mbrëmjen e së hënës, yjet e botës së futbollit janë mbledhur në Paris për çmimet “The Best” nga shtëpia e futbollit botëror.


Martinez doli në skenë për të marrë çmimin, ndërsa kamera u fokusua te Lionel Messit, i cili ishte i lumtur për arritjen e bashkëvendasit.

Emiliano Martinez është portieri i vitit nga FIFA
Lexo po ashtu Emiliano Martinez është portieri i vitit nga FIFA

Megjithatë, ishte reagimi i Mbappes ai që bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa Martinez po e mbante fjalimin e tij.

Njëri tha: “Fytyra e Mbappes kur Martinez fitoi trofeun The Best është qesharake”.

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA - hapet rruga për Topin e tetë të Artë
Lexo po ashtu Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA - hapet rruga për Topin e tetë të Artë

Një tjetër shkroi në Twitter: “Fytyra e Mbappes kur po fliste Martinez po më shqetëson”.

I tretë shtoi: “Ata sapo treguan fytyrën e Mbappes. A është akoma i zemëruar me Emin?”.

Zbulohet formacioni i vitit nga FIFA
Lexo po ashtu Zbulohet formacioni i vitit nga FIFA

Dikush tjetër shkroi: “Fytyra e Mbappes i thotë të gjitha.”

Gjatë përfundimit të finales së Kupës së Botës, Martinez bëri bujë pasi u shfaq duke tallur Mbappen disa herë gjatë festimeve të Argjentinës. Portieri u pa duke mbajtur një lodër me fytyrën e francezit gjatë paradës së ekipit nëpër qytetin e Buenos Aires. /Telegrafi/