LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

Tifozët e Barcelonës po festojnë fitoren që morën ndaj Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës, pas një fillimi të vështirë të vitit.

Kjo fitore përveç që gëzoi tej mase lojtarët dhe tifozët, ishte një natë e paharrueshme edhe për familjarët e yjeve të Barcelonës.

Në veçanti, për babain e Pau Cubarsit. 17-vjeçari pati një paraqitje shumë të mirë mbrëmjen e së dielës, duke udhëhequr fazën e mbrojtjes së bashku me Ronald Araujon pas lëndimit të Inigo Martinez.


Pas ndeshjes spanjolli u pa tejet i gëzuar, duke deklaruar se për të ishte një ëndërr e bërë realitet dhe për shumë lojtarë të blaugranasve trofeu i tyre i parë.

Dhe për babain e tij, Robert Cubarsi, ishte hera e parë që ai e pa djalin e tij duke ngritur në qiell një trofe.

Teksa lojtarët e Barcelonës po festonin në fushë, babai i Cubarsit iu bashkua atyre duke bërë rrëshqitjen e famshme në gjunjë.

Sidoqoftë, të besuarit e Hansi Flick nuk do të kenë mjaft kohë për të festuar, pasi ata tashmë duhet të fillojnë përgatitjet për duelin e së mërkurës ndaj Real Betisit në Copa Del Rey./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori