Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në reagimin e tyte thuhet se në një kohë kur Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë e vendit në skenën globale.
“AARC dhe Oda Amerikane u bëjnë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të krijuar institucione plotësisht funksionale. Vakuumi i zgjatur në qeverisje dërgon sinjale shqetësuese për aleatët ndërkombëtarë dhe dobëson pozitën e Kosovës në zhvillimet jetike gjeopolitike. Këto vonesa rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës, ndërkohë që inkurajojnë kundërshtarët e saj”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, theksohet se Kosova nuk mund t’ia lejoj vetës luksin e bllokadave të brendshme politike.
“Asnjë kalkulim politik nuk e arsyeton ngërçin e vazhdueshëm. Qytetarët e kanë shprehur qartazi vullnetin e tyre dhe ai mandat duhet të respektohet përmes veprimit të menjëhershëm institucional. Stabiliteti, sundimi i ligjit dhe vizioni për një të ardhme më të mirë duhet të jenë prioritetet që tejkalojnë ndarjet politike”, theksohet mes tjerash në komunikatë.
Më tej, thuhet “Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në interesin e përbashkët kombëtar – ndërtimin e një partneriteti më të fortë strategjik me Shtetet e Bashkuara, sigurimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe tërheqjen e investimeve amerikane dhe të tjera të huaja. Popullsia e re e Kosovës, pozicioni strategjik dhe shpirti ndërmarrës ofrojnë një mundësi të veçantë për kompanitë dhe investitorët amerikanë. Sidoqoftë, ky potencial mund të realizohet vetëm me qeverisje të qëndrueshme, transparente dhe efektive”.
“Për të zhbllokuar këtë potencial, Oda Amerikane dhe AARC bëjnë thirrje për krijimin e një Partneriteti Ekonomik Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo kornizë formale duhet të përmirësojë bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç, duke përfshirë lehtësimin e investimeve, zhvillimin e eksportit, tranzicionin e energjisë, transformimin digjital dhe inovacionin. I rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike, një partneritet i tillë do të nxiste investimet amerikane, do të thellonte lidhjet industriale dhe do të ndihmonte në integrimin e Kosovës në zinxhirët e vlerës globale”.
Gjithashtu, pohohet se të dyja organizatat theksojnë gjithashtu rëndësinë e adresimit të shpejtë të vendimeve kyçe të politikave, duke përfshirë heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane – veprim ky i mbështetur tashmë edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
“Heqja e këtyre barrierave do të demonstronte përkushtimin e Kosovës për një mjedis të drejtë dhe të hapur ekonomik”.
Përveç kësaj, Oda Amerikane dhe AARC theksojnë potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës së Kosovës si një katalizator për investime, inovacion dhe lidhje ndërkombëtare.
“Me burimet e tyre financiare, ekspertizën globale dhe rrjetet me shtrirje të gjerë, komuniteti i diasporës është partner kritik në zhvillimin e Kosovës. Ne u bëjmë thirrje institucioneve qeveritare dhe misioneve diplomatike që të angazhojnë diasporën në mënyrë proaktive, përmes programeve të targetuara dhe mekanizmave joburokratik të investimeve.
Në këtë frymë, Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të mbështetur proceset demokratike dhe avancimin ekonomik të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në nxitjen e unitetit, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Koha për lidership të vendosur është tani. E ardhmja e Kosovës varet nga ai”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski në Dubai: Maqedonia ka rëndësi të madhe në stabilitetin rajonal dhe sigurinë europiane

Shqipëri, përplasje me grushte dhe shqelma mes vëzhguesve dhe numëruesve në një qendër në Kashar

BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, çmimi 180 euro

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

"Fol me Sllobën" Gërvalla rikujton bisedën Thaçi–Grabovci për Listën Serbe

Sa vota ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk kontribuojnë në heqjen e masave

Osmani nis takimin me liderët politikë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë