LAJMI I FUNDIT:

Befasoi jurinë e “X Factor Albania” në moshë fare të vogël, rikthehet pas shumë vitesh në ‘Kënga Magjike’, Kanita

Befasoi jurinë e “X Factor Albania” në moshë fare të vogël, rikthehet pas shumë vitesh në ‘Kënga Magjike’, Kanita

Para pesë vitesh, ajo kishte lënë gojëhaour jurinë e “X Factor Albania”, duke dashur me çdo kusht ta provojë këtë garë, përkundër moshës së vogël.

Reklama

Ishte kjo Kanita Suma, shqiptarja nga Shkupi, e cila kishte arritur deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë ‘live’.

Ajo nuk mungoi edhe aspektin e prurjeve muzikore, teksa për vite më radhë publikoi disa projekte solo.

Në vitin 2014, Kanita mboldhi forcat së bashku me këngëtaren tjetër të njohur, Leonora Poloska, për të sjellë këngën “Digjem për ty”, me të cilën garuan në “Kënga Magjike 2014”.

Ato patën një prezantim mjaft të mirë, teksa së bashku arritën deri në finale dhe u shpërblyen me çmimin “Dueti më i mirë”.

Tani pas katër vitesh, Kanita ka vendosur të rikthehet sërish në festivalin “Kënga Magjike”, tashmë si një vajzë e rritur me pretendime të mëdha.

“S’jemi ne” titullohet balada me të cilën ajo u prezantua në fazën e parë të festivalit në “E diela shqiptare”.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by KANITA (@kanitasofficial) on Oct 8, 2018 at 12:22am PDT

E veshur me një fustan të kuq plot shkëlqim dhe pamje tërheqëse, Kanita i bëri prej vite shumë prej shikuesve të ekranit, ndërsa rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë.

Balada e saj “S’jemi ne” është punuar nga kompozitori Boban Apostolov, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Lindon Berisha.

Ndryshimi drastik i Kanitës ka rënë vërtet në sy, teksa pritshmëri të larta duket se ka edhe kënga e saj, e cila që në daljen e parë u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha shfaq linjat e kolme të trupit rrugëve të Los Angeles e veshur me fustan provokues

Bebe Rexha shfaq linjat e kolme të trupit rrugëve të Los Angeles e veshur me fustan provokues

Magazina
Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Magazina
Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Magazina
Luiz Ejlli realizon 'cover'-in për këngën e Elvis Presley

Luiz Ejlli realizon 'cover'-in për këngën e Elvis Presley "Can't help falling in love"

Magazina
Sophie Turner dhe Joe Jonas arrijnë marrëveshje të përkohshme për fëmijët e tyre mes betejës së ashpër të divorcit

Sophie Turner dhe Joe Jonas arrijnë marrëveshje të përkohshme për fëmijët e tyre mes betejës së ashpër të divorcit

Magazina
Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Magazina
Kalo në kategori