KEK-u ia doli që t’ia ndalë së paku një fazë Prishtinës së favorizuar. Kryetrajneri i Prishtinës, Jarat që në start nuk ia doli t’i përballojë “reduktimet “të Kek-ut.

Kryendeshjen e fitoi Trepça’89, e cila mundi Hysin. Stinorin pranveror e filluan mbarë Vëllaznimi dhe Liria që pa mund të madh mposhtën bindshëm rivalët e tyre Lepencin përkatësisht Gjilanin.


Në xhiron e parë të pranverës befasuan për të mirë KEK-u dhe Trepça ndërsa zhgënjyen pretendentët për titull, Prishtina dhe Drita.

Edhe më tej prin Prishtina me 35 pikë, ndërsa ndiqet nga Drita, Trepça '89 e Vëllaznimi që kanë pikë të barabarta, nga 32.

Rezultatet
Prishtina 0-0 KEK-u
Drita 1-2 Trepça
Drenica 1-2 Besa
Liria 4-1 Gjilani
Trepça ‘89 1-0 Hysi
Vëllaznimi 3-0 Lepenci

Në javën e 19-të, më 17-18 mars, takohen: Prishtina - Trepça ’89, KEK-u - Liria, Gjilani - Drenica, Besa -Liria, Trepça -Vëllaznimi dhe Lepenci - Hysi. /Telegrafi/

telegrafi sport app