Bedri Hamza: Nga Drenica do të vazhdojë ndryshimi i Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zhvilluar një aktivitet në Drenicë, ku ka theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj zone në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit.
Në një postim publik, Hamza është shprehur se në Drenicë “i është thënë STOP padrejtësive” dhe se nga kjo zonë ka nisur “kthesa historike”, duke shtuar se edhe sot synimi është “t’i jepet fund krizës dhe të udhëhiqet ndryshimi në Kosovë”.
Ai e ka përshkruar Drenicën si vend të mikpritjes, bujarisë dhe rezistencës historike, duke theksuar se ajo ka qëndruar gjithmonë kundër imponimeve me forcë.
“Bashkë, gjithmonë bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza në fund të deklaratës së tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë









































