LAJMI I FUNDIT:

Beckham dhe fëmijët e tij të magjepsur nga arti i gatimit të Nusretit: Ishte një kënaqësi të të njihja dhe një përvojë mbresëlënëse

Beckham dhe fëmijët e tij të magjepsur nga arti i gatimit të Nusretit: Ishte një kënaqësi të të njihja dhe një përvojë mbresëlënëse

Familja e David Beckham e ka vizituar restorantin e kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokce, në New York.

Ish-futbollisti anglez së bashku me djemtë Romeo Beckham e Cruz Beckham dhe vajzën Harper Beckham janë fascinuar nga aftësitë e turkut të popullarizuar në përgatitjen e mishit.

(Foto: Instagram/Nusr_et)

Në një video të publikuar në profilin e Nusretit në Instagram, ku numëron mbi 11.2 milionë ndjekës, shfaqet ai duke ua përgatitur mishin mysafirëve të tij të famshëm.


Ndërsa në momentin e hedhjes së kripës përfshihen edhe fëmijët e Beckham, të cilët shfrytëzojnë stilin e veçantë ‘Salt Bae’ për kriposje.

https://www.instagram.com/p/BfHG1RBF-iM

Një video nga vizita e tij në restorantin e Nusretit e ka publikuar edhe vet Beckham në profilin e tij në Instagram.

Edhe Ronaldo në mesin e atyre që vizitojnë restorantet e Nusretit (Video)
Lexo po ashtu Edhe Ronaldo në mesin e atyre që vizitojnë restorantet e Nusretit (Video)

42-vjeçari shihet duke e vështruar me kërshëri mjeshtrin e Gokces në përgatitjen dhe prerjen e mishit.

“Faleminderit për drekën e shkëlqyer… Ishte një kënaqësi të të njihja Nusret dhe ishte një përvojë mbresëlënëse”, ka shkruar ish-futbollisti anglez.

https://www.instagram.com/p/BfHCOn2Be_5/

Nusret Gokce është bërë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

Fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar edhe për mënyrën e prerjes së mishit, derisa  arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale. 34-vjeçari tashmë është bërë një yll në rrjetet sociale, ndërsa videot që i poston shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Restorantin e parë e kishte hapur në Stamboll (2010), ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa ka hapur restorante edhe në kryeqendrat tjera botërore, si Ankara, Miami e New York. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori