LAJMI I FUNDIT:

Bebi-kremrat nuk janë të përshtatshme për femra!

Bebi-kremrat nuk janë të përshtatshme për femra!

Përdorimi i këtij kremi për fytyrë do të thotë të krijosh maskë për lëkurë e cila do t’i mbyllë poret dhe do të rrezikojë procesin normal të hidratimit të lëkurës së shëndoshë.

Kremrat për bebe përmbajnë shumë yndyrë: lanolinë, dyllë bimësh apo vaj, të cilat lëkurën e bebes duhet ta mbrojnë nga pezmatimet, posaçërisht në zonën e pelenave, transmeton Telegrafi.

Kremrat për fytyrë duhet zgjedhur sipas tipit dhe lëkurës – kurse për lëkurë të yndyrtë është me rëndësi që preparati të mos i mbyll poret, për të mos krijuar puçrra dhe akne të reja.


Për lëkurë të thatë është me rëndësi preparati të pengojë humbjen e lagështisë dhe të forcojë filtrin mbrojtës, andaj është e dobishme që të përmbajë komponentë vaji në masë sa më të madhe.

/Telegrafi/