Bebe Rexha thotë se nuk i di të gjitha fjalët në shqip, prandaj bën një kombinim me anglishten

Bebe Rexha është një prej yjeve më të famshme në botë, mirëpo ajo asnjëherë nuk e harron origjinën e saj shqiptare.
Sa herë që pyetet për prejardhjen e saj, këngëtarja nuk heziton të thotë se është shqiptare, ndërsa me raste flet edhe shqip nëse kjo gjë i kërkohet.
29-vjeçarja së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në emisionin e Jonathan Ross, ku e ka interpretuar hitin e saj më të fundit, "Last Hurrah".

Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me nikoqirin dhe pjesëmarrësit tjerë, mes tjerash, ajo është pyetur nëse di të flasë shqip.
Bebe ka thënë se meqenëse nuk i di të gjitha fjalët, ajo bën një kombinim të disa fjalëve shqip dhe disa të tjera në anglisht. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































