Bebe Rexha paralajmëron një duet, por do ta mbajë si befasi për fansat

221:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 21: Bebe Rexha performs onstage during Citi Concert Series on TODAY presents The Chainsmokers at Rockefeller Plaza on June 21, 2019 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Citi) 21:"Getty Images for Citi
Bebe Rexha vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. E njëjta këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme bashkë me grupin "Jonas Brothers".
Veç tjerash, biondja pohon se është duke punuar në projekte të reja dhe njërin prej tyre duket se e ka finalizuar.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram, 28-vjeçarja tregon se të premten lanson këngën e re dhe se është bashkëpunim.
"Befasi, e kam një bashkëpunim që do të dalë të premten, me kë mendoni se është?", ka shkruar mes të tjerash këngëtarja shqiptare.

Gjithashtu, artistja të fundit këngë që publikoi është bashkëpunim me grupin "The Chainsmokers". /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































