Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

Sa për muzikën, ajo ka qenë e përfolur mjaft shumë edhe për jetën private duke qenë se prej vitesh shijon një lidhje dashurie.


Krijuesja e hitit “Say My Name” që një kohë të gjatë është në një romancë me drejtorin e fotografisë dhe pronarin e produksionit “Moving Images Entertainment”, Keyan Safyari.

Screenshot 7 38 Foto: Screenshot/Instagram

Meqenëse ky i fundit kremton ditëlindjen dhe mbush plot 39 vjet, nuk ka munguar një dedikim special nga ylli shqiptar.

Bebe ka ndarë disa momente të lumtura pranë partnerit duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij.

Screenshot 8 33 Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen Keyan. Të dua”, ka shkruar ajo.

Theksojmë që lidhja e Rexhës me Safyari u bë zyrtare në verën e vitit 2020. /Telegrafi/