Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot sërish përmes një komunikate për media, për rastin e incidetit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Nga BDI thonë se tashmë dhe presidenca e Kosovës nxorri zbuluar gënjeshtrat e partnerit shqiptar në qeveri, VLEN.
Në komunikatë thuhet se shqiptarët në këtë qeveri as nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar.
Reagimi i plotë:
Bashkimi Demokratik për integrim përshëndet transparencën e Presidencës së Republikës së Kosovës në lidhje me incidentin skandaloz diplomatik ndaj Presidentës, zonjës Vjosa Osmani.
Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit.
Të gjithë eksponentët e Vlen kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV.
Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi.
Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme.
Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike.
Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil.
Poshtërsimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMROsë, e jo të popullit, nuk do të lejohet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
KFOR-i letonez kryen patrulla "rutinore" në Zubin Potok
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar