LAJMI I FUNDIT:

BDI: Hetimi për zjarrin në Koçan mbetet shembull për improvizim juridik

BDI: Hetimi për zjarrin në Koçan mbetet shembull për improvizim juridik

“Në konferencën e fundit për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm u mbështet në shembuj ndërkombëtarë – nga Rumania, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara – për të justifikuar vendimin e tij për të zbatuar një koncept të zgjatur të përgjegjësisë dhe për të ngritur akuza ndaj personave që nuk kanë pasur asnjë lidhje me tragjedinë gjatë 15 viteve të fundit. Por e vërteta që zbuluan mediat është krejt e kundërta: në të gjitha këto raste, përgjegjësia iu atribuua vetëm personave drejtpërdrejt të përfshirë – zakonisht nga tre deri në pesë individë – pa nisur procese ndaj ish-zyrtarëve, dhe pa përpjekje për të rishkruar fajësinë historike”, reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas tyre, ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje.

“Në vend që hetimi të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë.

E gjithë bota akademike dhe juridike ka ngritur zërin: kjo qasje është antikushtetuese, në kundërshtim me praktikën ligjore dhe thellësisht joprofesionale.

Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv.

Shnërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim personal apo promovim institucional është një devijim i rrezikshëm që mund të sjellë pasoja të mëdha.

Prandaj, e përsërisim edhe një herë apelin tonë:

Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë.

E drejta nuk praktikohet sipas porosisë. Karrierat e politikanëve dhe prokurorëve nuk mund të ndërtohen mbi tragjeditë e të tjerëve.

Përgjegjësia për këtë qasje – dhe për gjithçka që mund t’u ndodhë personave të ndaluar padrejtësisht – do të bjerë mbi individë konkretë.

Historia, drejtësia dhe opinioni publik do t’i mbajnë mend këta emra – jo si heronj të drejtësisë, por si shembull i keqpërdorimit të sistemit ligjor nën presionin e pushtetit dhe të turmës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërndarja e mandateve në Parlamentin e Shqipërisë - ja nga sa deputet mund të marrin partitë

Shpërndarja e mandateve në Parlamentin e Shqipërisë - ja nga sa deputet mund të marrin partitë

Lajme
Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona - çfarë përfitojnë qytetarët dhe institucionet?

Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona - çfarë përfitojnë qytetarët dhe institucionet?

Lajme
AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë në Kuvend, Haradinaj e quan situatën turp dhe dëm për shtetin

AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë në Kuvend, Haradinaj e quan situatën turp dhe dëm për shtetin

Lajme
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Lajme
SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

Lajme
Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori