LAJMI I FUNDIT:

Baze: Rama dhe Kurti patën dy thyerje të rënda të raporteve politike

Baze: Rama dhe Kurti patën dy thyerje të rënda të raporteve politike

Mero Baze, botues i gazetës “Tema” në Shqipëri, që njihet si medium i afërt me Partinë Socialiste ka folur për raportet mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gazetari thotë se Edi Rama ka pasur problem që nga fillimi  në skanimin e situatës politike në Kosovë.


“Për një kohë më të gjatë Edi Rama e ka parë Albin Kurtin si njeriun më simpatik në Kosovë. Kjo ndryshoi pasi Rama erdhi në pushtet. Rama ka njohur Kosovën pak nga pak, duke gabuar. Ai në vitin 2011 kishte paragjykimet ndaj LDK-së dhe kishte ndërtuar raporte solide me Thaçin. Në atë kohë kur erdhi në Kosovë takoi Kurtin dy orë, e madje kjo bëri që Thaçit t’i ngelet hatri”, deklaroi baze në RTV Dukagjini.

Baze thotë se thyerja e parë mes Ramës dhe Kurti erdhi në vitin 2018 kur Kurti u bë pjesë e studentëve kundër Ramës.

“Kurti në atë kohë akuzonte Besa Shahinin dhe Gent Cakajn si e keqja e Shqipërisë. Pra problemet e veta në Kosovë i solli në Shqipëri. Kjo ishte thyerja e parë. Thyerja e dytë ndodhi kur LVV mori pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë. Formalisht ishte diçka shumë e rëndë. Pra të vinte kryeministri i Kosovës në mëngjes më votë në dorë kundër kryeministrit të Shqipërisë, ishte e rëndë”, deklaroi Baze.

Ai thotë se Rama në aspektin politik nuk e merr shumë seriozisht Kurtin, por sipas tij ai ka raporte normale në aspektin institucional.

“Raportet me Albinin, Rama i ka ndarë nga ato shtetërore që ka Kosova me Shqipërinë. Në aspektin politik, raportet janë karagjozë”, deklaroi tutje Baze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori