LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ndalet në një barazim spektakolar në Allianz Arena nga Bielefeldi

Bayerni ndalet në një barazim spektakolar në Allianz Arena nga Bielefeldi

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Armenia Bielefeld në një ndeshje spektakolare që përfundoi 3-3. 

Bayerni u fut në këtë takim si favorit i madh për ta fituar ndeshjen, por mysafirët ishin ata që befasuan në minutën e nëntë.


Prietl asistoi për mrekulli për Michel Vlap i cili me një gjuajtje të fortë brenda zonës shënoi për 0-1.

Autori i golit të parë në minutën e 37-të asistoi për Pieper i cili shënoi golin e dytë për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve nga Bielefeld.

Me epërsinë e dy golave të skuadrës mysafire, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Bayerni e nisi fuqishëm pjesën e dytë, kur Robert Lewandowski shënoi pas një asistimi nga Davide Alaba për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.

Por vetëm një minutë më vonë 49′, zëvendësuesi Christian Gebauer realizoi golin e tretë të mysafirëve duke ia vështirësuar punët edhe më shumë kampionit në fuqi në një terren të rënduar prej borës së madhe që po binte në Munich.

Bavarezët nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe në minutën e 57-të, mesfushori francez Correntin Tolisso realizoi për ta ngushtuar epërsinë.

Ndërkohë për golin e barazimit u përkujdes mbrojtësi i majtë Alphonso Davies që realizoi 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Bayerni tentoi deri në fund të shënonte edhe golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe ndeshja përfundoi baras 3-3.

Edhe përkundër barazimit, Bayerni vazhdon bindshëm kryesimin në Bundesliga me 49 pikë, pesë më shumë se RB Leipzig në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Armenia Bielefeld mbetet në vendin e 16-të në tabelë me 18 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori