LAJMI I FUNDIT:

Bayern përgatitet për shitjen e Kimmich – pesë klubet e mundshme si destinacioni i tij i radhës

Bayern përgatitet për shitjen e Kimmich – pesë klubet e mundshme si destinacioni i tij i radhës

Joshua Kimmich është pjesë e Bayern Munichut tash e nëntë vite, por si asnjëherë më parë, këtë sezon marrëdhëniet e tij me klubin shpeshherë janë paraqitur si të acaruara.

Kur bavarezët pësuan humbje ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 3-0 më herët gjatë këtij sezoni, mesfushori gjerman ishte përfshirë në një përleshje me asistentin e Thomas Tuchel.

Duke marrë parasysh pakënaqësitë e lojtarit dhe faktin se kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, shitja e tij po duket të jetë opsioni më i mundshëm.


Sipas asaj që raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayerni është i gatshëm që të lejojë shitjen e Kimmich gjatë verës, nëse vjen oferta e duhur.

Sidoqoftë, Kimmich tashmë ka në preferencën e tij disa klube të mëdha evropiane, ku ai do të dëshironte që të vazhdonte karrierën.

Siç shton tutje raportimi, klube si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Real Madrid and dhe Barcelona, janë në mesin e klubeve që i pëlqejnë lojtarit.

Disa prej këtyre klubeve besohet se tashmë kanë kontaktuar lojtarin, teksa kujtojmë se më herët ishte raportuar se Barcelona ka shprehur interesim më konkret për shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori