Bavcic: Ishim perfekt në mbrojtje

“Kjo ishte loja jonë më e mirë në mbrojtje, ku kemi fituar shumë topa dhe nuk i kemi lejuar shumë hapësira kundërshtarit”, potencoi fillimisht Bavcic, i cili shtoi se në ndeshjen e kthimit kundër Kozuvit do të shkojnë për të sulmuar.
“Në Kozhuv do të jetë ndeshje e vështirë, pasi që ata na kanë mposhtur një herë me 15 pikë epërsi, mirëpo ne do të shkojmë atje për të sulmuar dhe për të shkuar në finale”, ka thënë Bavcic për SSK1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































