LAJMI I FUNDIT:

Bau Market hap pikën e re në Ferizaj (Video)

Bau Market hap pikën e re në Ferizaj (Video)

Pas pikave të suksesshme të shitjes në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Drenas, Bau Market ka hapur pikën e saj  të re në qytetin e Ferizajt.

Me një hapësirë prej 5 mijë metra katrorë, që ndodhët në magjistralen Ferizaj – Shkup, BAU Market, ofron një gamë të gjerë të produkteve të cilat do të plotësojnë çdo kërkesë të konsumatorëve.

Lideri i shërbimit dhe cilësisë tashmë do të plotësojnë çdo kërkesë të konsumatorëve, derisa në pikën e re në të Bau Market në Ferizaj, do të punësohen shumë të rinj.

Punëtorja e kësaj kompanie, e cila e ka bërë hapjen e ceremonisë së marketit më të ri në Ferizaj, duke e bërë më të veçantë këtë ngjarje, ka theksuar se kjo qendër është pjesë e grupit AL Trade, e cila kryen veprimtari ekonomike deri në 90 milionë euro në vit dhe ka mbi 800 të punësuar.

Me fjalë rasti para të pranishmëve është drejtuar edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se hapja e Bau Market në qytetin të cilin ai e drejton, është dëshmi se kjo komunë është kryeqyteti ekonomik i Kosovës.

Sipas tij, Ferizajt po i shtohet edhe një biznes i ri dhe mundësi të reja për punësim, e cila gjithashtu po ndikon në përmirësimin e mirëqenies së banorëve të këtij qyteti.

“Punëtorë të Bau Market, mirëserdhët në qytetin e Ferizajt, e të jesh Ferizaj do të thotë të jesh i suksesshëm” , ka shtuar Aliu.

Ndërsa, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka thënë se hapja e kësaj pike të Bau Market, është dëshmi e veprave që i ka bërë familja Gashani në botën e biznesit.

Rukiqi ka theksuar se vepra më e madhe që e kanë bërë kjo familje është shkolla, e cila sipas tij, është investim në qëndrueshmëri të biznesit dhe për më tepër është investim në gjeneratat e reja.

“Kjo qendër është refleksion i një angazhimi shumëvjeçar për të ofruar brende të fuqishme”, ka shtuar ai.

Themeluesi i holdingut AL Trade, Bajram Gashani ka thënë se koncepti i BAU Market ka filluar në vitin 2009, i cili koncept sipas tij, ka qenë unik në kuadër të kompanisë të cilin ai e drejton.

Ai ka theksuar se hapja e kësaj pike në Ferizaj, është mundësi e mirë për qytetarin e Ferizajt.

“Koncepti i Bau Market ofron shërbim profesional dhe çmime atraktive. Ne do të vazhdojnë zgjerimin edhe nëpër qendra tjera të Kosovës. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e funksionalizimin e kësaj qendre”, ka shtuar Gashani.

Ndryshe, BAU Market, i njohur për shërbime profesionale të cilësisë së lartë, është distributor i shumë brendeve botërore të pajisjeve dhe materialeve ndërtimore, veglave të punës, vegla për mirëmbajtje të kopshtit, pajisje të ndryshme për ngrohje, ndriçime elektrike të të gjitha kategorive, pajisje shtëpiake, pajisje të ndryshme për amvisëri dhe shumë produkte të tjera për familjen tuaj.

Bau Market hap pikën e re të shitjes në Ferizaj me moton #BauFerizajli
Lexo po ashtu Bau Market hap pikën e re të shitjes në Ferizaj me moton #BauFerizajli

Shumëllojshmëria e produkteve kualitative, krahas çmimeve të arsyeshme dhe garancisë që ofron, e bëjnë Bau Market kompaninë më atraktive në tregun kosovar.

Me rastin hapjes së kësaj pike, Bau Market do t’ju ofroj super zbritje çmimesh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori