LAJMI I FUNDIT:

Bau Market hap pikën e re të shitjes në Ferizaj me moton #BauFerizajli

Bau Market hap pikën e re të shitjes në Ferizaj me moton #BauFerizajli

Lideri i shërbimit dhe cilësisë tashmë vjen edhe me një pikë tjetër të shitjes në qytetin e Ferizajit.

Pas pikave të suksesshme të shitjes në Prishtinë, në Fushë Kosovë dhe në Drenas, Bau Market vazhdon realizimin e synimit të përhapjes në të gjitha qytetet e Kosovës.

Hapja do të mbahet ditën e premte me datë 19 tetor në ora 16:00, Magj, Ferizaj – Shkup rruga “Kadri Zeka”.

Me një hapësirë prej 5000m2 Bau Market ofron një gamë të gjerë të produkteve të cilat do të plotësojne çdo kërkesë të konsumatorëve.

I njohur për shërbime profesionale të cilësisë së lartë Bau Market është distributor i shumë brendeve botërore të pajisjeve dhe materialeve ndërtimore, veglave të punës, vegla për mirëmbajtje të kopshtit, paisje të ndryshme për ngrohje, ndriçime elektrike të të gjitha kategorive, paisje shtëpiake, paisje të ndryshme për amviseri dhe shumë produkte të tjera për familjen tuaj.

Shumëllojshmëria e produkteve kualitative, krahas çmimeve të arsyeshme dhe garancisë që ofron, e bëjnë Bau Market kompaninë më atraktive në tregun kosovar.

Me rastin hapjes së kësaj pike, Bau Market do t’ju ofroj super zbritje çmimesh!

Artikull i sponzorizuar