LAJMI I FUNDIT:

Bateria e Nissan Leaf ka qëndrueshmëri dy herë më të madhe se që është thënë më herët (Foto)

Bateria e Nissan Leaf ka qëndrueshmëri dy herë më të madhe se që është thënë më herët (Foto)

Qëndrueshmëri, për 12 vjet më të gjatë

Derisa Tesla është kompania e prodhimit të EV, që përmendet më së shpeshti në lajme, Nissan vazhdon punën në qetësi, duke qenë prodhuesi me makinën elektrike më të shitur në treg, shumë të kompletuarin Leaf, transmeton Telegrafi.

Numri i shitjeve, nuk del të jetë aq i rrëndësishëm te Leaf, me kapacitetin e baterisë që ka në shfrytëzim.

Në shumicën e makinave elektrike, autonomia është e lartë dhe e qëndrueshme, mirëpo sistemi i baterisë nuk është në nivelin e duhur dhe dëmtohet, duke bërë që shitja e asaj veture, të jetë pothuajse e pamundur.

Për këtë arsye, Nissan ka zhvilluar një teknologji të veçantë, duke bërë që bateria e makinës të qëndrojë shumë më gjatë. Francisco Carranza është drejtuesi i Renault-Nissan Energy Services, që ka njoftuar se bateria e Leaf zgjatë 12 vjet më shumë.

Më herët, ishte thënë se zgjatë vetëm dhjetë vjet, ndërsa bëhet e ditur se bateria e Leaf mund të funksionojë për 22 vjet të plota. Zgjatja e baterisë për dhjetë vjet, do të ishte e kënaqshme për çdo pronar, ndërsa mundësia që e ofron Nissan Leaf, do ta bëjë edhe më të kërkuar në të ardhmen. /Telegrafi/