LAJMI I FUNDIT:

Bastisje për fajde në disa lokacione në Prishtinë

Bastisje për fajde në disa lokacione në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kanë bastisur disa lokacione mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga zyra e për media e Policisë së Kosovës, operacioni ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe detyrimit-fajdeve.


“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore  të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit policorë do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/