LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në redaksinë e portalit të njohur prodemokratik në Hong Kong, 200 policë futen në zyra – arrestohen disa punonjës

Bastisje në redaksinë e portalit të njohur prodemokratik në Hong Kong, 200 policë futen në zyra – arrestohen disa punonjës

Një nga mediat e fundit prodemokratike në Hong Kong, Stand News, po shuhet pasi që policia kineze u fut në hapësirat e tyre dhe arrestoi disa punonjës.

Policia në Hong Kong shoqëroi në polici gjashtë persona, punonjës aktual dhe ish-punonjës, e krejt kjo u bë për shkak të “publikimit të lajmeve të rreme”, kështu të paktën pretendojnë autoritetet, transmeton Telegrafi.


“Për shkak të situatës së krijuar, Stand News menjëherë ka ndërprerë punën”, thuhet në kumtesën e këtij mediumi, shkruan BBC.

Mbi 200 policë janë dërguar për të kryer bastisje në redaksinë e këtij portali. Në kumtesën e policisë së Hong Kongut, thuhet se është autorizuar për të “kryer bastisje dhe konfiskojë materiale mediale”.

Policia sekuestroi dokumente dhe kompjuterë. Gjithashtu është bërë e ditur se të arrestuarit janë tre burra dhe tri gra – nga mosha 34 deri në 73-vjeç. /Telegrafi/