LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e një mërgimtari në Vitomiricë, i sekuestrohen armë e municion

Bastiset shtëpia e një mërgimtari në Vitomiricë, i sekuestrohen armë e municion

Policia e Kosovës njofton se të martën mbrëma ka batisur një shtëpi private në fshatin Vitomiricë të Pejës, pas dyshimeve se ka armë.

Sipas njoftimit, në shtëpinë e pronarit i cili ndodhet jashtë vendit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.


“Nga gjyqtari i procedurës paraprake kemi marrё udhёr pёr kontroll/bastisje tё shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё kontrollit nё shtёpinё e tё dyshuarit i cili gjendet nё boten e jashtme janë gjetur dhe sekuestruar armё e gjatё automatike cal 7.62 dhe njё karikator, armё e gjatё tipi mosberg cal:308, dhe dylbi e armёs, pistoletё Sig Sauer cal:9×19 dhe dy karikatorë, 47 fishekё cal. 7.62 mm, 27 fishekё cal 308 dhe 10 gёzhoja, 57 cal 9×19 dhe 30 gёzhoja, katër fishekё cal 9mm”, thuhet në njoftimin për media.

Me udhёr tё Prokurorit tё Shtetit, rasti cilёsohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё. /Telegrafi/