LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian thotë se nuk do ta marrë anën e askujt pasi debati i “Fair Share” të Big Tech dominon takimin mbi telefonat

Bashkimi Evropian thotë se nuk do ta marrë anën e askujt pasi debati i “Fair Share” të Big Tech dominon takimin mbi telefonat

Shefi i industrisë të Bashkimit Evropian, Thiery Breton, gjatë së hënës tha se ai nuk po e merrte anën e askujt në perballjen mes “Big Tech” dhe kompanive evropiane të telekomit mbi atë se kush duhet ta financojë përhapjen e rrjetit 5G dhe “broadband”, kjo deklaratë erdhi teksa në Barcelonë filloi punimet konferenca më e madhe në botë për telekomunikim.

Duke folur në Kongresin Botëror të Telefonave (MWC), Breton mbrojti një konsultim 12-javor të nisur javën e kaluar, i cili mund të kërkojë që Big Tech të përballojë më shumë kosto.


“Për mua sfida e vërtetë është të sigurohem që deri në vitin 2030 bashkëqytetarët tanë dhe biznesi në rrugët tona anembanë BE-së – përfshirë këtu në Barcelonë – të kenë qasje në lidhje të shpejtë, të besueshme dhe intensive të Gigabit”, tha ai, raporton Reuters, transmeton Telegrafi..

Përfaqësuesit nga firmat e teknologjisë duke përfshirë Alphabet, Meta dhe Netflix që marrin pjesë në MWC pritet të kundërshtojnë idenë.

Mbi 80,000 persona, duke përfshirë edhe ekzekutivët e kompanive të teknologjisë, inovatorët dhe rregullatorët pritet që të marrin pjesë në eventin ku lansimi i produkteve të reja do të marrë gjithashtu vëmendjen e të pranishmëve.

Breton foli në hapjen e eventit ku morën pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Telefonica, Jose Maria Alvarez-Pallete dhe drejtori ekzekutiv i Orange, Christel Heydemann. Deutsche Telekom, Orange, Telefonica dhe Telecom Italia kanë lobuar në mënyrë aktive që Big Tech të paguajë tarifat në fjalë.

“Kjo është koha për bashkëpunim midis kompanive të telekomit dhe atyre të Big Tech”, tha Alvarez-Pallete, duke shtuar: “Të bashkëpunosh do të thotë që të gjithë të kenë pjesën e kontributit në këto përpjekje”. /Telegrafi/