Nevojitet përparim i dukshëm në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, ky është mesazh i përbashkët i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbië dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Shefit të EULEX-it.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX ), Giovanni Pietro Barbano, bëjnë thirrje për përparim të dukshëm në ndriçimin e fatit të 1616 personave të zhdukur, të cilët janë ende të zhdukur në Kosovë, duke njohur plotësisht të drejtën e familjeve të personave të zhdukur për të ditur të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.
“Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur u dakordua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në maj të vitit 2023. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë për të siguruar zbatimin e plotë të zotimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur dhe për të rritur bashkëpunimin në identifikimin e vendeve të varrimit dhe kryerjen e gërmimeve”, tha Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se Deklarata mëton të mbështesë punën dhe përpjekjet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për të lehtësuar bashkëpunimin e palëve për personat e zhdukur. Kjo parashikon krijimin e një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK-ja.
Duke ofruar mbështetjen e tij për familjet që ende presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomas Szunyog, theksoi rëndësinë e të siguruarit që zëri i familjeve të personave të zhdukur të dëgjohet.
“Për të vënë anëtarët e familjes në ballë të këtij diskutimi dhe për të rritur vetëdijen publike për këtë çështje të ndjeshme, BE-ja ka financuar një projekt të suksesshëm, të zbatuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, së bashku me Kosovo 2.0, që po ashtu rezultoi me një raport që është publikisht i qasshëm, që fokusohet në sfidat e gjetjes së personave të zhdukur. Përveç kësaj, BE-ja ka ofruar edhe një sërë kursesh trajnimi që synojnë ngritjen e kapaciteteve të stafit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, institucion kyç për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe ka siguruar edhe pajisjet e nevojshme për operacionet e tij”, tha Szunyog.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, vuri në dukje se ekspertët e Misionit vazhdojnë të punojnë së bashku me palët homologe kosovarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur, duke ofruar ekspertizë dhe këshilla në identifikimin e varrezave të pashenjuara dhe zhvarrosjen e identifikimin e personave të zhdukur.
“Që nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më sot, EULEX-i ka kryer 746 operacione terreni për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 200 zhvarrime. Eshtrat e 492 individëve janë identifikuar, duke ku përfshihen 339 persona të zhdukur. Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar këtë punë dhe për t’u dhënë përgjigje familjarëve të personave të zhdukur”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe