LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian me internet falas

Bashkimi Evropian me internet falas

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-Fi Hotspot [pajisje pa tela], në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.

“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Evropën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi Komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së, Mariya Gabriel, shkruan Telegrafi.


Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.

Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve Wi-Fi për vendet publike me vlerën e 15 mijë eurove .

Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e njëmijë dollarëve për instalimin e Wi-Fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori