LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mbështesin konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mbështesin konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kjo ngjarje u shfrytëzua për të diskutuar për draft koncept dokumentin për themelimin e fondit, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, që paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të dhënë rekomandime në këtë fushë.


“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, tha Jarmo Helppikangas, udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Themelimi i Fondit është i rëndësishëm pasi që do të mundësoj që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë. BE-ja dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”, u shpreh ai.

Përveç përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, agjencive për zbatimin e ligjit, shoqërisë civile, në debat morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori