LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian pa unitet në dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian pa unitet në dialogun Kosovë-Serbi

Deklaratat e ndryshme të Lajçak e Borrell për shkëmbimin e territoreve gjatë dialogut Kosovë-Serbi sipas njohësve të fushës janë dëshmi e mos unitetit brenda BE-së.

Miroslav Lajçak, Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është shprehur kundër çdo mundësie për shkëmbime të territoreve, derisa Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell nuk e kishte përjashtuar një gjë të tillë ditë më parë.


“Kjo e tregon pasqyrën e vërtet të BE-së. BE-ja është e ndarë sa i përket procesit. Një grup i shteteve frikësohet se një shkëmbim i territoreve do të kishte efekt edhe në shtete tjera, ndërsa shtete tjera nuk e kanë problem asnjë marrëveshje që arrihet. Parimisht BE-ja nuk ka për qëllim të imponojë ndonjë zgjidhje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Besnik Vasolli-njohës i politikave të integrimit.

Ndërsa sa i përket komenteve të Borrell, Vasolli thotë se marrëveshja duhet t’i përshtatet edhe BE-së.

“Edhe palët negociuese, në këtë raste Kosova dhe Serbia duhet ta kenë të qartë se marrëveshja përfundimtare duhet t’i përshtatet edhe BE-së”, tha Vasolli, përcjell Telegrafi.

Demush Shasha nga Instituti EPIK i cilësoi deklarimin e Borrell si jo të drejtpërdrejta dhe të paqarta por lavdëroi deklaratat e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajcak.

“Borrell përdori një gjuhë që nuk ishte e drejtpërdrejt dhe e qartë. Një gjuhë që lenë vend për interpretime. Në këtë drejtim është e mirëseardhur deklarata e djeshme e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajcak i cili sqaroi, pa lënë vend për dyshime apo interpretime, se shkëmbimi i territoreve është i pa negociueshëm dhe është diçka që nuk kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe po ashtu nuk respekton të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Demush Shasha./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori