LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit ndan çmimet për policin, zjarrfikësin dhe dhuruesin e gjakut më të mirë në Shkup

Bashkia e Shkupit ndan çmimet për policin, zjarrfikësin dhe dhuruesin e gjakut më të mirë në Shkup
Foto: Telegrafi.com

Sot në mënyrë solemne u ndanë mirënjohjet për zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin e gjakut më të mirë të qytetit të Shkupit për vitin 2022.


Sipas Bashkisë së Shkupit është i gëzueshëm fakti që këtë vit bëhet fjalë për të rinj të përzgjedhur nga kolektivi i tyre si më të mirët, gjë që shpresojmë se do të inkurajojë bashkëqytetarët tanë të tregojnë guximin dhe humanizmin e tyre.

“Zjarrfikësi më i mirë për vitin 2022, i dalluar për punë veçanërisht efikase dhe të suksesshme, u shpall Ivo Cvetkovski, i propozuar nga komandanti i togës së Brigadës Zjarrfikëse. Vitin e kaluar, Cvetkovski ka marrë pjesë në shuarjen e zjarreve të shumta dhe në intervenime teknike, duke kontribuar në zvogëlimin e dëmeve materiale dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.”

“Polici më i mirë u shpall Ilija Aleksovski, i punësuar në Stacionin Policor me Kompetenca të Përgjithshme Qendër pranë SPB-Shkup. Aleksovski u propozua nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, për rezultate të veçanta në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të shumta për nevojat e SPB-Shkup, si dhe për kontribut të rëndësishëm në ekip.”

“Ardit Qaili është dhuruesi më i mirë i gjakut në territorin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2022, i cili u propozua nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si vullnetar i ri i dëshmuar nga organizata në Çair. Me 23 vitet e tij si vullnetar, ai shquhet si një shembull pozitiv për inkurajimin e të rinjve për t’u bërë dhurues gjaku dhe vullnetarë në aksione humanitare”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/