LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit bashkohet me fushatën “Tatimi im për komunën time”

Bashkia e Shkupit bashkohet me fushatën “Tatimi im për komunën time”
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit i i bashkohet fushatës “Tatimi im, për komunën time!” – Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, e cila realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Projekti ka si qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe përfitimet nga shlyerja në kohë e tatimit mbi pronën me qëllim marrjen e shërbimeve efikase dhe cilësore nga njësitë e qeverisjes vendore.


Me shlyerjen në kohë të tatimit mbi pronën, ne të gjithë kontribuojmë që komuna jonë të rritet, zhvillohet dhe modernizohet. Shlyerja e tatimit mbi pronën forcon kapacitetet financiare të komunave dhe këto mjete përdoren për investime kapitale, si ndërtimi i kopshteve, shkollave, infrastrukturës komunale, parqeve dhe të mirave të tjera publike.

“Bashkia e Shkupit mbështet të gjitha iniciativat dhe projektet e mira të cilat do të kontribuojnë në fuqizimin financiar të komunave, qëllimi përfundimtar i të cilave është ngritja e cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori