LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunëtorja më e ngushtë e Vuçiqit e njoftoi Daçiqin: Nuk do të jesh kryeministër i Serbisë

Bashkëpunëtorja më e ngushtë e Vuçiqit e njoftoi Daçiqin: Nuk do të jesh kryeministër i Serbisë

Ivica Daçiq nuk do të jetë kryeministër, tha anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Zorana Mihajloviq, duke thënë se në përgjithësi është kundër koalicionit të Përparimtarëve me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS).

“Nuk e di nëse do të jem në qeveri, por më duket se mund të them me siguri se kush nuk do të jetë kryeministër. Ivica Daçiq nuk do të jetë kryeministër, në përgjithësi jemi kundër koalicionit me SPS-në”, ka thënë Mihajloviq për TV Happy.


Vuçiq pritet të krijojë Qeverinë e re pa Daçiqin
Lexo po ashtu Vuçiq pritet të krijojë Qeverinë e re pa Daçiqin

Daçiq nuk e fsheh se do të dëshironte të drejtonte Qeverinë, madje lista e tij në zgjedhje u quajt “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë”.

Mihajloviq ka vlerësuar se “vetëm presidenti Aleksandar Vuçiq ka të drejtë të festojë, sepse ka arritur një rezultat historik”.

Ndryshe, Vuçiq në fjalimin e fitores kishte lënë të kuptojë se nuk do të bashkëpunojë me Daçiqn gjersa kishte lavdëruar opozitarin Dragan Gjilas dhe një parti të komunitetit hungarez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Kalo në kategori