LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq pritet të krijojë Qeverinë e re pa Daçiqin

Vuçiq pritet të krijojë Qeverinë e re pa Daçiqin

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta ketë shumicën në legjislacionin e ri të Kuvendit të Serbisë.

Duke deklaruar se lista e tij dhe e Dragan Gjilasit pësoi goditjet më të mëdha për shkak të konfliktit, duke deklaruar se nuk ka aleat më të ngushtë sesa Aleanca minoritare e Hungarezëve të Vojvodinës dhe, së fundi, mos përmendja e partnerit të deritanishëm të koalicionit, Ivica Daçiqit, Vuçiq tregoi njëfarë zemërimi me SPS-në dhe në një far forme hapi derën për një qeveri të re.


“Ajo që na pret është të përpiqemi të bëjmë shumë gjëra në periudhën e ardhshme, mësova se janë të rëndësishme veprat dhe rezultatet, ku nuk ishim mirë dhe ku dy lista kanë pësuar goditje të mëdha, ato janë lista jonë dhe lista e Dragan Gjilasit, ku për shkak të zënkave tona, të tjerët e përdorën dhe morën pikë të lehta”, tha Vuçiq.

“Unë jam i bindur se SNS do të arrijë të mbajë sternën dhe harkun e anijes, pa u devijuar djathtas sepse ajo sjell probleme. Ne do kemi një qeveri shumë të qëndrueshme dhe shumë të fortë. Ne kemi marrëdhëniet më të ngushta me Unionin e Hungarezëve të Vojvodinës”, tha presidenti serb, raporton nova.rs.

Presidenti nuk foli për Daçiqin. Dhe kjo nuk është për t’u habitur: nëse projeksionet e tij janë të sakta, socialistët fituan 11 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, dhe kjo është më shumë sesa u dhanë analistët (disa i panë nën pragun) dhe më shumë se sa duket sesa ai synonte.

Në Kuvendin e Serbisë hyjnë 12 lista, një prej tyre shqiptare
Lexo po ashtu Në Kuvendin e Serbisë hyjnë 12 lista, një prej tyre shqiptare

Kjo do të thotë se SNS mund të formojë një qeveri me pakicat dhe se nuk do të ketë nevojë për votat e Daçiqit.

Ndryshe, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës më në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë pasi që Partia tjetër shqiptare, “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.09 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Kalo në kategori