LAJMI I FUNDIT:

Basha thotë se Edi Rama po sillet si pushtues

Basha thotë se Edi Rama po sillet si pushtues

Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po sillet si pushtues me 153 familjet, shtëpitë e të cilëve po prishen në Shkozë.

Sipas Bashës, Rama që sot po i prish shtëpitë e këtyre banorëve, në fushatë i premtonte legalizim dhe shpronësim me vlerë sipas tregut.


Për kreun e PD-së, ky veprim është treguesi më i qartë se çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.

Basha shkruan në Facebook se hapi i parë për të shembur këtë kartel ‘politiko-kriminal’ janë zgjedhjet. Këtu ai kthehet tek reforma zgjedhore, duke u shprehur se nëse çështja e zgjedhjeve nuk do të rregullohet, Shqipëria do të ketë sërish qeveri që vijnë në pushtet nëpërmjet krimit dhe drogës, duke goditur qytetarët.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

Është një sjellje prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve. 
Ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para tyre. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi sulmon policinë, si në Elbasan. 
Hapi i parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, janë zgjedhjet. Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët.  

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori