LAJMI I FUNDIT:

Basha: Tahiri shkatërroi provat, largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

Basha: Tahiri shkatërroi provat, largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku foli për dorëheqjen e Saimir Tahirit.

Basha u shpreh se lajmi i mirë do të ishte vetëm nëse Tahiri do të ishte dorëhequr 6 muaj më parë. Tashmë sipas Bashës, ai i prishi provat.

Ndërkohë më tej, kreu i PD thotë se vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë.

“Do të ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri 6 muaj më parë do të pranonte të dorëzonte mandatin, por në fakt ndodhi e kundërta. Ai rezistoi dhe Rama i ktheu deputetët socialist në gjyqtarë. Saimir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për të shkatërruar provat. Ai e pastroi banesën e tij nga gjurmët e drogës.

Kjo dorëheqje pas Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Atij i duhej një prokuror pa vetting. Kështu mund të ishte i sigurt se Saimir Tahiri nuk mund të hetohej dhe Rama do të shpëtonte.

Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdrejtë nga Gjermania ndaj Edi Ramës, erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë si mashtrim për Europën.

Saimir Tahiri Mbetet në dorë të Ramës, sikundër Rama mbetet në dorë të Tahirit, ky është kodi i mafies.

Ramës i duheshin milionat e drogës për të blerë zgjedhjet. Kjo është arsyeja që Edi Rama vazhdon të bllokojë zbardhjen e të vërtetës nga komisioni hetimor “Tahiri”. Dokumentet në këtë skemë do të tregojnë se Tahiri është një levë, që Rama e përdori për të kanalizuar vendin.

Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë. Prokuroria e Kapur nuk vepron dot. Edi Rama është provuar si pengesa e vetme për integrimin e Shqipërisë”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori