Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se problemi më aktual është cenimi i votës së qytetarëve, ndërkohë që garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë sfidat e opozitës.
Kryetari i PD-së, Basha, i ftuar në emisionin Opinion ka folur për importin e mbetjeve dhe miratimin e ligjit në parlament, ku pohoi se “63 vota tregojnë që ky ligj nuk ka as mbështetjen e mazhorancës dhe kjo tregon se qeverisja sot merr vendim kundër qytetarëve edhe në ato raste kur ka transparencë, edhe kur i dalin njerëzit në shesh, edhe kur media shkruan dhe as nuk zbardhet, as nuk skuqet”.
I pyetur për humbjen në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Dibrës, Basha tha se “Në Dibër u rrëmbye vullneti i qytetarëve. Ne bëmë një fushate të ndershme, çuam një njeri me integritet që çmohet për veçoritë e tij dhe që ka shërbyer në publik. Ndërsa mazhoranca solli ne fushate persona me precedentë penalë, Arben Ndoka dhe biznesmenë të majmur me paratë e buxhetit të shtetit si, Sadri Abazi dhe Rakip Suli, për të cilët që me datën 1 shtator ne kemi bërë një kallëzim për një grup të strukturuar kriminal në Dibër”.
Kreu i PD-së, Basha, duke folur për zërat ndryshe, pohoi se “brenda PD ka pasur dhe do ketë, sepse për një parti në opozite debati është vital, sepse përcakton si do jetë ajo parti në qeverisje. “Sigurisht që kanë hapësirë dhe nuk kanë asnjë pengesë për debat. PD e administruar dhe e drejtuar nga Lulzim Basha, krijon të gjithë hapësirën e duhur”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2017, Basha theksoi se “s’ka rëndësi të bësh fushatë kur pala tjetër nuk ka asnjë kandidat, as program dhe as fushatë dhe gjithë energjinë e përqendrojnë tek shantazhimi, tek presioni, tek kërcënimi, tek shitblerja e votës. Ky është fundi i procesit politik, është asgjësuar procesi politik dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”
Përsa i përket mënyrës se si do të vijë në pushtet opozita, Basha tha se “Kjo është një qeveri e rënë dhe problemi është se si do të kthejmë besimin se vota e qytetarëve do të sjellë ndryshimin që duan ata. Janë 70 apo 80 % e shqiptarëve që duan ndryshimin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'