LAJMI I FUNDIT:

Basha reagon për vrasjen e Cukut: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë

Basha reagon për vrasjen e Cukut: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku.

Në një reagim në Facebook, Basha thotë se ky është një lajm tronditës, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve.


“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nje lajm trondites. Artan Cuku ishte nje oficer karriere me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit ne gjithe detyrat e tij te larta. Nje prind i shkelqyer, nje koleg i vecante. Me pikellim te ​madh ndaj kete moment dhe dua t’i shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta.

Po gjithashtu, dua te shpreh dhe revolten per largimin e tij te padrejte nga policia, duke e hedhur keshtu ne rruge, pa motiv ligjor, nje oficer qe ka luftuar krimin per 15 vite. I bej thirrje prokurorise te zbardhe sa me shpejt ngjarjen e te vendose autoret para ligjit” (sic.), ka shkruar Basha.